Kebek - Të Paktën Shtatë Të Vdekur Nga Rrëzimi I Një Avioni
MONTREAL, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Një avion me dy motorë u përplas sot në mëngjes disa minuta pas ngritjes nga aeroporti i Kebekut duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave që ndodheshin në bord, njoftuan televizionet lokale.
Policia e Kebekut refuzoi të konfirmonte numrin e të vdekurve.
''Avioni një ''Beechcraft King Air'' i përkiste kompanisë ajrore lokale ''Aeropro'' u ngrit nga aeroporti i Kebekut rreth orës 10:00 GMT ku më pas u rrëzua në një fushë'', theksoi policia lokale.
Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura për momentin, por piloti i kishte kërkuar kullës së kontrollit ta lejonte të kthehej për shkak të defekteve mekanike./
/ec/ a.jor.