Kryeministri Berisha Pret Presidentin E Shoqerise Podiumtech, Francois-Pierre Le Scouarnec
TIRANE, 23 Qershor/ATSH/. - Kryeministri Berisha priti sot Presidentin e shoqërisë Podiumtech, Z. Francois-Pierre Le Scouarnec. Kjo kompani ofron shërbime konsulence, teknologjie, si edhe menaxhim dhe financim projektesh. Podiumtech është e pranishme në Europë, Amerikën Veriore dhe atë Jugore, si edhe në Afrikë.
Sipas Zyres se Shtypit te Kryeministrise, gjatë takimit me Kryeministrin, Presidenti i kompanisë shprehu interesin për të investuar në vendin tone, në fushën e energjisë, furnizimit me ujë, si edhe në agrikulturë.
Kryeministri Berisha mirëpriti interesin e tyre në këto fusha të rëndësishme dhe i siguroi se qeveria do të mbështesë brenda kuadrit ligjor përpjekjet e tyre për të pasur një histori suksesi. /a.ke/