English

LSI: Bojkoti, vetëm shfaqje rudiment i politikës së vjetër, aspak socialiste

Tiranë, 23 qershor, NOA – Deklaratën e kryesocialistit Edi Rama dhënë “Zërit të Amerikës”, se PS do të bojkotojë zgjedhjet lokale pa hapjen e kutive e ka komentuar edhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, i cili deklaroi se mospjesëmarrja në zgjedhje nuk është një vetëdije politike e socialistëve, ndaj më shumë se një vendim duket si një shfaqje rudiment i një politike arkaike.

“Vetëdija politike e socialistëve shqiptarë nuk mund të pranojë që socialistët shqiptarë të mbeten jashtë rrjedhës, jashtë trendit evropian të zhvillimeve të vendit”, nënvizoi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama tha gjithashtu se “besoj se socialistët shqiptarë, ata që janë pjesë e kontributit të standardeve, në të cilat gjendet Shqipëria sot, të kuptojnë se pjesëmarrja, kontributi, janë një sjellje evropiane me të cilat ne duhet të ballafaqohemi me njëri-tjetrin”.

Sipas Ramës, vetëpërjashtimi, bojkoti, apo më keq akoma shfaqja, me rudimente të një politike arkaike, të një politike më të vjetër sesa politika e vjetër nuk i shërben Shqipërisë, e cila sot bëri edhe një hap më të madh përdrejt lëvizjes së lirë, miratimin e rezolutës së deputetëve të PE-së.

mit/NOA

KOMENTE