English

Meta: Rezoluta E Pe-Së, Hap Pozitiv Për Liberalizimin E Vizave

TIRANE, 23 Qershor /ATSH- A.Gegvataj/ . - Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, vleresoi se "rezoluta e miratuar sot nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian konfirmon angazhimin e BE-së për Shqipërinë". Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se Meta e konsideroi rezolutën një hap pozitiv drejt liberalizimit të vizave për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ai shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare se "çështjet e mbetura për heqjen e vizave do të përmbushen shumë shpejt", ndërsa theksoi se "qytetarët shqiptarë do të lëvizin pa viza në hapësirën Shengen brenda vitit 2010". Duke iu referuar opozitës, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, nënvizoi se "pas miratimit të rezolutës për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, palët politike në vend duhet të shprehin dialog konstruktiv dhe konkret për të ardhmen europiane të qytetarëve tanë". Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, shtoi se "nëpërmjet rezolutës së miratuar, PE konfirmon edhe një herë faktin për respektimin e kushtetutës dhe transparencës në vënd"./s.s./
KOMENTE