Ndryshimi I Rregullores Së Kuvendit-Ps: Në Kundërshtim Me Praktikat E Një Parlamenti Demokratik
TIRANË, 23 Qershor/ATSH/.- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste diskutoi sot mbi ndryshimet e Rregullores së Kuvendit, të propozuara nga maxhoranca, të cilat janë përfshirë në rendin e ditës së seancës së ditës së enjte.
Përmes një deklarate për shtyp, grupi socialist i qëndron vlerësimit të bërë publik se ndryshimet e propozuara në mënyrë të njëanshme nga ana e maxhorancës janë në kundërshtim me praktikat e funksionimit të një parlamenti demokratik evropian.
"Miratimi i njëanshëm nga ana e maxhorancës i ndryshimeve të propozuara do të prodhojë pa më të voglin dyshim thellimin e mëtejshëm të krizës politike dhe do të cënojë në mënyrë të drejtpërdrejtë pavarësinë e institucioneve kushtetuese të vendit", thuhet në këtë dekaratë./m.m/s.s./