Kryeministri Sali Berisha do të presë të enjten, në orën 11.00, Presidentin e Partive Popullore Europiane (PPE) në Parlamentin Europian, zotin Joseph Daul.
Pas takimit, Kryeministri Berisha dhe zoti Daul do të japin një konferencë të përbashkët për median, në kryeministri.