Obama: Do Të Vazhdoj Luftën Kundër Tabusë Së Homoseksualëve Në Ushtri
UASHINGTON, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti i SHBA-së, Barack Obama deklaroi sot se "do të vazhdojë luftën" deri në fund për të shfuqizuar një ligj që institucionalizon tabunë e homoseksualëve në ushtri, në takimin e tij që zhvilloi në Shtëpinë e Bardhë qindra mbështetës të çështjes së homoseksualëve.
"Nuk kemi qenë kurrë të gatshëm t'i japim fund kësaj politike diskriminuese dhe do të vazhdoj luftën deri në momentin kur një projektligj të jetë në zyrën time dhe ta nënshkruaj", theksoi presidenti lidhur me premtimin e fushatës së tij elektorale.
Më 28 maj, Dhoma e Përfaqësuesve votoi për miratimin e ligjit "don''t ask, don''t tell" (mos pyet, mos trego), që detyron ushtarakët me prirje homoseksuale të mos flasin lidhur me orientimin e tyre seksual, nën kërcënimin për largim nga ushtria.
Për sa i përket tekstit i votuar në Dhomën e Përfaqësuesve, ky miratim, për të qenë efektiv, duhet me doemos të presë një vlerësim të hollësishëm të Pentagonit dhe të marrë mbështetjen e komandantëve kryesorë të ushtrisë.
Por, debati lidhur me çështjen premton të jetë shumë i ashpër në Senat, ku një komision miratoi aprovimin e ligjit, por ku ka shumë kundërshtarë të kësaj mase ligjore.
Obama u shpreh "i lumtur që kishte parë për herë të parë, sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates, të dëshmonte në favor të miratimit të ligjit".
"Po ashtu edhe kreun e Shtabit të Përgjithshëm Michael Mullen, u shpreh disa herë në mbështetje dhe argumentoi pro lejimit të homoseksualëve të shërbejnë në ushtri", u shpreh ai.
"E dimë mirë që detyrimi i homoseksualëve apo femrave me prirje lesbike të jetojnë një gënjeshtër, ose të largohen nga ushtria nuk shërben për forcimin e sigurisë sonë, madje e rrezikon atë dhe sjell paragjykime jashtëzakonisht të ashpra", theksoi presidenti./
/i.p/