English

Okb Publikon Një Raport Për Drogat Më Të Konsumuara Sidomos Në Azi

VJENË, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Kanabisi mbetet droga më e konsumuar në botë, por substancat sintetike po fitojnë terren, veçanërisht në Azi, theksohet në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kundër drogës dhe krimit, ONUDC, i publikuar sot. Kosumatorët e drogës sintetike, rreth 40 milionë persona në botë, sipas ONUDC, do të jenë së shpejti më të shumtë në numër se sa përdoruesit e kokainës dhe heroinës të marrë së bashku, mësohet nga ky dokument që parashikon transformimet e tregut të narkotikëve. Drogat sintetike, të prodhuara pranë zonave të konsumit me lëndë të para shpesh të lejuara dhe të disponueshme, përbëjnë sfida për shtetet. "Ato kanë një avantazh kohor ndaj miratimit të kuadrit ligjor", pranon shefi i agjencisë së OKB-së Antonio Maria Costa, i cituar në një komunikatë. Sipas raportit, janë krijuar laboratorë të tjerë të paligjshëm (+20 për qind në vitin 2008), sidomos në vende ku nuk është zbuluar asnjë prej tyre deri tani. Prodhimi i drogës ekstazi është rritur në Amerikën e Veriut, veçanërisht në Kanada dhe në Azi. Substanca duket se ka patur sukses në kontinentin aziatik, duke kompensuar rënien e konsumit në Evropë qëprej vitit 2006. Kanabisi mbetet droga më e përdorur: 130 deri 190 milionë persona e kanë përdorur atë të paktën një herë gjatë vitit 2009. Sipas të dhënave të fundit të ONUDC, Afganistani, tashmë prodhuesi më i madh i opiumit, mban gjithashtu vendin e parë për rrëshirën e kanabisit. /I.Pu.
KOMENTE