Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 23 Qershor/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të mërkurën:
Gazeta "Shqip"
RAMA:NUK DO TË KETË ZGJEDHJE
Lideri i opozitës përshkallëzon qëndrimin si kusht për transparencën.
Presidenti i IS-së, Ajala:Berisha, pa vullnet për krizën.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
- Gjyqtari Bendo habit shtypin e huaj me gjobën marramendëse.
- Franca kthehet në shtëpi mes turpit.
Gazeta "Panorama"
KRYETARI I PS-së, RAMA: NUK KA ZGJEDHJE LOKALE PA HAPUR KUTITË
Kryetari i PS-së Rama deklaroi dje nga SHBA se opozita nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale pa u krijuar të gjitha kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
- PE, kreu i të djathtëve Doll: Nuk bllokojmë vizat se nuk ka marrëveshje.
- Qeveria, 25 milion euro borxh nga bankat vendase.
Gazeta Shqiptare
MISTERI I USHTARËVE TURQ/MINISTRIA:MISION JOZYRTAR.
FLOTA DETARE:STËRVITJE E PËRBASHKËT
Pesë anijet e flotës turke u ankoruan dje në Durrës dhe Vlorë. Synimi:Bashkëpunim.
Tituj të tjerë të gazetës:
- Daul:Pakti PD-PS, ëndërr; Rama të shohë përpara.
- Dështon Eurobondi, qeveria kërkon 25 milion euro.
Gazeta "Koha Jonë"
ALBERTINI: PS, KUNDËR VIZAVE DHE INTEGRIMIT
Kryetari i komisionit të Punëve të Jashtme në PE, Gabriele Albertini, akuzoi socialistët shqiptarë se u përpoqën të ndalin hapat e procesit të integrimit. Flet Doris Pack:Qeverinë shqiptare nuk e drejton "Hamasi".
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
- Kontrolli/Prefekti: Të bllokohet buxheti i Bashkisë së Tiranës.
- Rama:Nuk futemi në zgjedhjet lokale.
Gazeta "Shekulli"
VIZAT, AMENDAMENTET E PE-së PËR SHQIPËRINË
Të majtët e të djathtët në PE paraqesin kërkesat për Shqipërinë:Zgjidhni krizën ose nuk ka viza.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
- Rama: Nuk hyjmë në zgjedhje pa kutitë.
- Franca poshtërohet edhe nga Afrika e Jugut, Argjentina kalon Greqinë.
Gazeta "55":
PE VOTON REZOLUTËN, NUK PRANON KUSHTËZIMIN E VIZAVE ME TEKAT E EDVINIT.
Tituj të tjerë:
- Vetëm lobet proserbe në ndihmë të Edi Ramës.
Gazeta "Rilindja Demokratike":
EVROPA HEDH NË KOSHIN E PLEHRAVE KRIZËN-RAMA.
Rrëzohet kërkesa e PS-së për të shtyrë miratimin e rezolutës për vizat dhe integrimin.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
- Rama nuk lejon kontroll të fondeve të qeverisë, prefekti kërkon bllokim.
- Lohan:Krijimi i Shengenit ballkanik, projekt ambicioz.
Gazeta "Zëri i Popullit":
KRIZA/EUROSTAT "RRËZON" BERISHËN
Shqiptarët më të varfërit në Europë.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
- Intervista: Nuk ndalemi, kemi mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.
/a.s/