Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
PRISHTINË, 23 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
Debat për Kosovën në Parlamentin Evropian - Feith dëshiron përfundimin e rasteve të korrupsionit para zgjedhjeve - "Është koha e duhur për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe për rastet ku dyshohet të jenë përfshirë udhëheqësit politikë dhe raste të profilit të lartë. Duke pasur parasysh se vitin që vjen janë zgjedhjet, është me rëndësi që këto raste të kryhen në kohën e duhur", u shpreh përfaqësuesi i BE-së në Kosovë
Tituj të tjerë:
Presidenti së shpejti përfundon në Gjykatën Kushtetuese
Republika e Kosovës prezantohet me UNMIK-un në Stamboll
Hyseni: Serbia deri në fund të vitit vendos mes BE-së e Kosovës
Me tingujt e "Requiem" në nderim të Bekim Fehmiut
Shkarkimi i Sadrijajt, sherri i pronave të uzurpuara të QKU
Komunarët kërkojnë vetëmenaxhim të plotë të buxhetit
"Express"
Tash luftojeni korrupsionin - Pieter Feith, nga Brukseli, u bëri thirrje zyrtarëve kosovarë që po hetohen nga organet e drejtësisë që të japin dorëheqje. Ai tha se një akt i tillë është vlerë evropiane, ndërsa pohoi se tash është koha e duhur për ta luftuar korrupsionin. Përfaqësuesi Special i BE-së, po ashtu, në Parlamentin Evropian deklaroi se Kosova dhe Serbia mund të fillojnë bisedimet, pasi që GJND ta shpallë opininin për pavarësinë.
Tituj të tjerë:
Shtrenjtohet jeta
Ali Sadriun e shpëton Presidenti - Shkarkimin e Ali Sadriut nga posti i Drejtorit të QKUK-së e ka ndaluar përkohësisht Presidenti Fatmir Sejdiu.
Presidenti para Gjyqit - Deputeti Naim Rrustemi i ka të gjitha nënshkrimet që i duhen për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një interpretim ligjor nëse Presidenti Fatmir Sejdiu po e shkel Kushtetutën, duke mos dhënë dorëheqje nga posti i Kryetarit të LDK-së. Në Presidencë thonë se do të respektojnë çdo vendim që sjellë Kushtetuesja.
"Bota Sot"
Planet sekrete për veriun do të dështojnë! - Dokument valid për veriun, "Strategjia për Kosovën Veriore"
Tituj të tjerë:
Haziri: LDK-ja e PDK-ja dallojnë "si nata me ditën" - Intervistë: Lutfi Haziri, ministër dhe nënkryetar i LDK-së
Ali Lajçi "kundër" presidentit Fatmir Sejdiu - Deputeti i LDK-së përkrah iniciativën e Naim Rrustemit
Tadiqi ndalon hulumtimin e varrezës masive me shqiptarë - Ndërpriten hetimet në Rashkë
Uodsuorth: Beogradi shpreson kot në rihapjen e statusit të Kosovës
"Zëri"
Task-Forca nis me Hashim Rexhepin - Guvernatori Rexhepi dyshohet për disa vepra penale.
Tituj të tjerë:
Haradinaj këmbëngul në tryezë nacionale
Editoriali - Nana Shqipni
Në Mal të Zi vetëm me dokumente të Kosovës
Qeverisje me kushtezime
Rritet në 18 mijë numri i studentëve në UP
"Tribuna shqiptare"
Mblidhen 30 nënshkrime për Gjykatën Kushtetuese në rastin e Presidentit - Presidenti në gjyq! - Gjatë kësaj jave në Gjykatën Kushtetuese pritet të shkojë kërkesa për interpretimin e Kushtetutës rreth ngrirjes së postit të kreut të LDK-së nga Presdidenti Fatmir Sejdiu
Tituj të tjerë:
Tiranë - Shengen ballkanik - Një shengen ballkanik, për vendet e rajonit që qytetarët të mund të lëvizin lirshëm kërkon Lulzim Basha.
Prishtinë -Shpreson në dialog - Pieter Feith thotë se shpreson që pas GJND-së Kosova dhe Serbia do të ulen të diskutojnë.
Kumanovë - Injorohet shqipja - Se gjuha shqipe po injorohet në vazhdimësi nga qeveria maqedonase, e tregon edhe rasti më i ri në Kumanovë.
Kushti i Ramushit
PPK sfidon AAK-në
"Lajm"
ICO reduktohet për 15 për qind, por kompetencat e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar mbeten të pandryshuara - Mbikëqyrja vazhdon
Tituj të tjerë:
Dilemat e përfaqësimit në CEFTA në vitin 2011 - Si Kosovë apo si UNMIK?
Java e kulturës çame në Tiranë - Demaçi: Radha e zgjidhjes së çështjes çame
Policia nuk e ka arrestuar asnjë person lidhur me vrasjen e katër personave në Viti - Gjithçka mister
Autoritetet serbe ftohin raportet me kolegët kosovarë për çështjen e të pagjeturve - Varreza e Rashkës, peng i varrezës në Bardh të Madh
"Epoka e Re"
AKR s'do llafe, kërkon rezultate kundër korrupsionit - Politika më interesante me Vetëvendosje!-n - Flet Ibrahim Makolli, AKR
Tituj të tjerë:
Çitaku: Opinioni i GJND-së do ta këndellë Beogradin
Bukoshi ia përgatit shkarkimin Sadriut
Feith: Prishtina nuk do dialog për statusin
Më 18 korrik rivotohet në Partesh
"Infopress"
Ligji fiksim i LDK-së - Mungesa e ligjit për Prishtinën nuk është arsye e dështimit të Isa Mustafës
Tituj të tjerë:
Organizim më i mirë - Valdete Daka, kryetare e re e KQZ-së, ka premtuar se zgjedhjet e ardhshme do të jenë më të suksesshme se ato të kaluarat
Shpresë në dialogun Kosovë-Serbi
Rezolutë me status-neutral për Kosovën
Kosova jashtë raportit të Eurostat-it
Kosovë - Po vijnë mërgimtarët
Editoriali - Stop manipulimit fetar
"Kosova Sot"
Piter Fejth thotë se është koha për veprime - EULEX-i ia ndali hovin korrupsionit
Tituj të tjerë:
Paga e Halit Muharremit më e madhja në Drejtësi
Asnjë prej tre avokatëve nuk prfaqëson zyrtarisht Odën e Avokatëve
Diaspora, jashtë regjistrimit
Editoriali - Nisma e vonuar për çështjen "Sejdiu"
/s.s./