Rumani - Të Paktën Tre Të Vdekur Nga Përmbytjet
BUKURESHT, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Një person i tretë humbi jetën si pasojë e përmbytjeve që përfshinë disa rajone të Rumanisë, por numri i lokaliteteve të prekura është në ulje, njoftoi ispektori i përgjithshëm për situatat urgjente (IGSU).
Përmbytjet që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë këtë vend ballkanik që prej të hënës.
Një 78 vjeçare humbi jetën sot si pasojë e përmbytjeve në rajonin Alba, një nga më të prekurit.
''Në rajonin fqinj të Cluj humbi jetën një 84 vjeçare dhe një tjetër person u gjend i vdekur'', theksuan autoritetet./
/ec/ a.jor.