Rusi - Gazprom E Çon Në 60% Ndërprerjen E Furnizimeve Me Gaz Për Bjellorusinë
MOSKË, 23 qershor /ATSH-ANSA/ - Kolosi i gazit rus e rriti sot me 30 për qind, duke e çuar gjithsej në 60 për qind, ndërprerjen e furnizimeve me gaz për Bjellorusinë, për shkak të mosmarrëveshjes për çmimin e metanit, njoftoi drejtori ekzekutiv i kolosit rus, Alexiei Miller, cituar nga agjencia e lajmeve Itar-Tass. Të hënën Gazprom e reduktoi me 15 për qind furnizimin dhe dje e rriti me 15 të tjera. Gjithmonë dje, presidenti bjellorus Aleksandr Lukasheno e urdhëroi qeverinë të ndërpresë transitin e gazit rus për shkak të mospagimit të tarifave të transitit.
/e.v/