Nju Jork, 23 qershor 2010 NOA - Shahzad Faisal, autori i atentatit të dështuar në Times Square në Manhattan Midtown, pranoi fajin për të dhjetë akuzat që janë ngritur kundër tij.
Ndër këto akuza ishte dhe ajo e përpjekjes për përdorimin e një arme shkatërruese në masë dhe veprimtarisë terroriste përtej kufijve.
Djaloshi, një 30 vjeçar, me origjinë nga Pakistani, u përball për herë të parë me gjykatën amerikane me akuzën e bombës me komandim automatik në distancë që ishte përpjekur për të vendosur në sheshin simbol të Nju Jorkut.
Shazad, i cili aktualisht do të përballet me një dënim të përjetshëm që prej arrestimit të tij më 3 maj, ka qenë në pritje legalizimi nga autoritetet amerikane.
Prokurorët thanë se ai ka një grua dhe dy fëmijë në Pakistan, dhe ka shkuar në organizatën terroriste të Al -Kaedës për të marrë trajnimin e duhur për vënien dhe shpërthimin e bombave.
r.b/NOA
Shikoni se kush është i dyshuari: {youtube}pSwwJ3KdZ7g{/youtube}