English

Stamboll - Papandreu: ''Të Gatshëm Për Një Zgjidhje Të Pranueshme Në Një Afat Sa Më Të Shkurtër'' Për Emrin E Maqedonisë

STAMBOLL, 23 qershor /ATSH-MIA/ - Së bashku me kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski filluam përpjekje të reja për ta zgjidhur çështjen e rëndësishme të emrit, kuptohet nën patronazhin e OKB-së, deklaroi sot kryeministri grek, Jorgos Papandreu. ''Jemi të gatshëm që në një afat sa më të shkurtër të gjejmë zgjidhjen e nevojshme dhe të pranueshme bashkarisht. Gjetja e zgjidhjes nuk nevojitet vetëm për shkak të marrëdhënieve dypalëshe, por edhe që t'i dërgohet një sinjal i fuqishëm gjithë rajonit'', shtoi ai. Deklaratat e mësipërme, Papandreu i bëri gjatë fjalimit në Samitin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, që po mbahet në Stamboll. Papandreu theksoi se qëllimi dhe vizioni i tyre është që të gjitha vendet ballkanike t'i bashkangjiten familjes evropiane./ a.jor.
KOMENTE