Suedi - Bildt Mbron Gjeneralin Amerikan Mcchrystal Ndaj Akuzave Të Shtëpisë Së Bardhë
STOKHOLM, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Shefi i diplomacisë suedeze, Carl Bildt mbrojti sot gjeneralin amerikan, Stanley McChrystal përsa i përket akuzave pas propozimeve të ashpra kundër Shtëpisë së Bardhë dhe kërkoi stabilitet në operacionet në vazhdim në Afganistan.
"Për të pasur sukses në Afganistan, ne kemi nevojë për stabilitet për një kohë të gjatë dhe për durim strategjik në veprimet tona'', deklaroi Bildt në një konferencë shtypi, i pyetur në lidhje me deklaratat për gazetën ''Rolling Stone'' nga gjenerali McChrystal, komandant i forcave amerikane në Afganistan.
Pak më parë, ministri suedez që ka zhvilluar shumë vizita në Afganistan që prej një viti konfirmoi se polemika për shkarkimin e mundshëm të gjeneralit amerikan ishte diçka jo e mirë dhe minimizoi rëndësinë e vendimeve të pamenduara mirë.
Bildt theksoi para shtypit se ''shumica e propozimeve më të kritikuara kundër Shtëpisë së Bardhë i atribuohet rrethit të ngushtë të gjeneralit''.
"Kam lexuar intervistën dhe e vetmja gjë që kam zbuluar ishte se gjenerali McChrystal thekson se ishte në pritje të një e-maili nga Richard Holbrooke. Kam punuar edhe vetë me Holbrooke për disa vite dhe do të thoja që e kuptoj shumë mirë ndjenjën e shprehur'', u shpreh në mënyrë ironike ministri suedez./
/ec/ a.jor.