Turqi - Erdogan Refuzon Vendosjen E Gjendjes Së Jashtëzakonshme Në Juglindje Të Vendit
ANKARA, 23 qershor /ATSH-MIA/ - Kryeministri turk, Recep Taip Erdogan hodhi poshtë propozimin e qeverisë së tij që në pjesën juglindore të vendit të shpallej gjendja e jashtëzakonshme, ku ditët e fundit u përshkallëzuan sulmet e rebelëve kurdë ndaj forcave të armatosura.
"Bëjmë gjithçka që është e nevojshme në luftën kundër terrorizmit dhe nuk ka nevojë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme", deklaroi kryeministri turk.
Lideri i Partisë së Djathtë Radikale të Lëvizjes Kombëtare, Devlet Bahceli kërkoi dje që në provincat në pjesën juglindore të vendit të shpallej gjendja e jashtëzakonshme.
Erdogan theksoi se qeveria e tij, edhe krahas dhunës aktuale, do t'i vazhdojë reformat demokratike sepse këto nuk janë lëshime ndaj terroristëve, por ndaj popullit kurd.
Anëtarë të Partisë Punëtore Kurde (PKK) ditët e fundit kanë kryer shumë sulme, ku kanë humbur jetën 12 ushtarë dhe pesë civilë./
a.jor.