Turqia Dërgon Ndihma Humanitare Në Uzbekistan Dhe Kirgistan
ANKARA, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Turqia ka nisur rreth 38 tonë ndihma humanitare drejt Uzbekistanit për qindra mijëra shtetasit kirgizë, të cilët janë larguar nga vendi i tyre gjatë trazirave dhe dhunës ndëretnike që tronditi Kirgistanin javët e fundit, njoftoi sot Ministria e Jashtme turke.
Një avion turk e ka çuar këtë sasi ndihme mbrëmjen e djeshme në Andixhan, Uzbekistan, theksohej në njoftimin e ministrisë.
Sot, Turqia ka nisur gjithashtu 12 tonë ndihma humanitare drejt qytetit kirgiz Och, ku ndodhi dhuna ndëretnike.
Dhuna e ndodhur në jug të Kirgistanit mes kirgizëve dhe minoritetit uzbek ka shkaktuar rreth 251 të vdekur, sipas shifrave të fundit zyrtare.
Bilanci përfundimtar mund të jetë edhe dhjetëfish më i lartë, sipas autoriteteve provizore.
Trazirat kanë shkaktuar largimin e mijëra refugjatëve dhe zhvendosjen e personave./
/i.p/