English

Afganistan - Talebanët Indiferentë Për Shkarkimin Nga Detyra Të Gjeneralit Mcchrystal

KANDAHAR (Afganistan), 24 qershor /ATSH-AFP/ - Talebanët njoftuan sot se ishin indiferentë për shkarkimin nga detyra të shefit të forcave ndërkombëtare në Afganistan, gjeneralit amerikan, Stanley McChrystal dhe se do të vazhdonin të luftonin deri në largimin e trupave të huaja. "Nuk na intereson se kush komandon McChrystal apo Petraeus. Qëndrimi ynë është i qartë'', deklaroi, Yousuf Ahmadi, zëdhënës i talebanëve. Uashingtoni emëroi dje gjeneralin David Petraeus në krye të trupave aleate në Afganistan në vend të McChrystal./ /ec/ a.jor.
KOMENTE