Australi - Parlamenti Zgjedh Kryeministren E Parë Femër
CANBERRA, 24 qershor /ATSH-AFP/ - Australia ka për herë të parë në krye të qeverisë një grua pas emërimit të laburistes, Julia Gillard si kryeministre, njoftoi një zëdhënës i Partisë Laburiste.
"Kryministri i ardhshëm, kryeministrja e parë femër në këtë vend do të jetë Julia Gillard," deklaroi zëdhënësi.
Ish-avokatja 48-vjeçare, Gillard, aktualisht zëvendëskryeministre, u zgjodh nga deputetët laburistë të mbledhur për të zgjedhur një pasardhës të Kevin Rudd, popullariteti i të cilit u ul ndjeshëm pas një sërë mosmarrëveshjesh politike në vend./
/ec/ a.jor.