Axhenda Ndërkombëtare 24 Qershor 2010
----------------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
-------------------------------
UASHINGTON/KABUL/BRUKSEL - Talebanët theksun sot se do të vazhdojnë të luftojnë deri në largimin e trupave të huaj nga Afganistani pas shkarkimit nga detyra të gjeneralit, Stanley McChrystal dhe zëvendësimit të tij nga David Petraeus.
Muaji qershor është muaji më i përgjakshëm për forcat ndërkombëtare në tetë vjet e gjysmë nga lufta në Afganistan me 79 të vdekur në tre javë.
POLOKWANE/JOHANNESBURG/LE CAP/RUSTENBERG - Italia, fituesja e botërorit 2006, përballet sot me Slloveninë dhe Kameruni përballet me Holandën.
Grupi F - Paraguai - Zelandë e Re, Sllovaki-Itali, Grupi E Kamerun-Holandë, Danimarkë-Japoni.
PARIS - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy pret në Elize lojtarin, Thierry Henry, më i sukseshmi i bluve, pas eliminimit të ekipit të Francës.
TË TJERA
--------------
KASTELDEFEL (Spanjë) - Të paktën 12 persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti hekurudhor në verilindje të Spanjës.
MOSKË/MINSK/BRUKSEL - Gjiganti rus i naftës ''Gazprom'' vendosi rifillimin e plotë të furnizimit me gaz të Bjellorusisë, pasi Minsku pagoi borxhin për sasinë e gazit të importuar gjatë këtij viti, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, Itar-Tass që citonte zëdhnësen e Kremlinit, Natalia Timakova.
KANBERA - Australia ka për herë të parë në krye të qeverisë një grua pas emërimit të laburistes, Julia Gillard si kryeministre, njoftoi një zëdhënës i Partisë Laburiste.
PARIS -Manifestime në Francë me kërkesë të sindikatave mbështetur nga opozita për të protestuar kundër projektreormës së qeverisë për pensionet.
UASHINGTON - Presidenti amerikan, Barack Obama pret presidentin rus, Dmitri Medvedev.
OSH/BISHKEK - Ndjekje e situatës në Kirgistann ku dhjetra mijëra persona janë larguar drejt Uzbekistanit si pasojë e dhunës ndëretnike./
/ec/ a.jor.