English

Berisha: Bashkëpunimi Me Maqedoninë, Intensiv Në Shkëmbimet Ekonomike -Tregtare

i Berisha vlerësoi sot gjatë takimit me Ambasadoren e Maqedonisë në Tiranë, Blagorodna Mingova - Krapiva, se bashkëpunimi mes dy vendeve dhe miqësia ka njohur një intensifikim gjatë këtyre viteve, sidomos përsa i përket shkëmbimeve ekonomike- tregtare dhe bashkëpunimit rajonal, në veçanti të Kartës A3. Zyra e shtypit e Kryeministrit bëri të ditur se me rastin e përfundimit të detyrës së saj në Tiranë, Ambasadorja Blagorodna Mingova - Krapiva u prit ne një takim nga Kryeministri Berisha. Kreu i Qeverisë e falënderoi Ambasadoren maqedonase për kontributin që ajo ka dhënë gjatë këtyre viteve në forcimin e miqësisë midis dy vendeve tona dhe zgjerimin e thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, në dobi të së mirës së ndërsjellë të dy popujve. Duke vlerësuar nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve politike midis dy qeverive dhe të dy vendeve Ambasadorja e Maqedonise, Blagorodna Mingova - Krapiva, i shprehu Kryeministrit Berisha mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer me qeverinë shqiptare gjatë këtyre katër viteve që ajo ndodhej në Tiranë. Ajo vlerësoi se gjatë kësaj periudhe Shqipëria ka hedhur hapa të jashtëzakonshëm dhe se ajo ka qenë dëshmitare e progresit galopant që vendi ka bërë në veçanti, përsa i përket reformave të rëndësishme në të gjitha fushat, dhe në veçanti anëtarësimit në NATO dhe progresin me shpejtësi të madhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, ambasadorja maqedonase vlerësoi përkushtimin dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare në realizimin e këtyre reformave të rëndësishme, te cilat bënë të mundur këtë progres./e.gj/s.s./
KOMENTE