English

Berlini: Stimulimi I Konjukturave Ekonomike Nuk Duhet Të Bëhet Një Drogë

BERLIN, 24 qershor /ATSH-AFP/ - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble theksoi sot për median se stimulimi i ekonomisë nuk duhet të bëhet një gjendje e përhershme si një drogë, kjo në përgjigje të kritikave mbi politikën ekonomike gjermane. Ministri konservator mbron në shkrimet e të përditshmes britanike ''Financial Times'' dhe gjermane ''Handelsblatt'' politikën e ashpër që do të aplikohet duke nisur nga viti i ardhshëm në vend. Berlini kërkon rivendosjen e llogarive të tij publike në ekulibër dhe të ekonomizojë më shumë se 80 miliardë deri në vitin 2014./ /ec/ a.jor.
KOMENTE