English

Cameron: Të Vendosur Për Rikthimin E Sigurisë Dhe Stabilitetit Në Afganistan

HALIFAKS(Kanada), 24 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, David Cameron ripërsëriti vendosmërinë e vendit të tij për rivendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Afganistan, pas vdekjes "tragjike" të katër ushtarëve që e çon në 9 bilancin e humbjeve britanike në vend vetëm brenda kësaj jave. "Po paguajmë një çmim shumë të lartë për atë që po realizojmë në Afganistan", deklaroi kryeministri para një grupi gazetarësh në Halifax, gjatë një etape të vizitës së tij në Kanada, ku do të marrë pjesë në samitin e G8-ës dhe G20-ës. "Por, jemi plotësisht të sigurt dhe të vendosur në përpjekjet për rikthimin e sigurisë në Afganistan, në mënyrë që vetë afganë të mund të arrijnë të arrijnë të marrin përsipër përgjegjësinë për sigurinë e tyre dhe të vendit të tyre, që të mund të rikthehen trupat tona në atdhe", u shpreh ai. Vdekja e katër ushtarëve në një aksident automobilistik u njoftua në Kabul nga forcat e NATO-s, që deri në atë moment nuk ishin bërë publike kombësia e tyre. Ushtarët britanikë mbetën të vdekur në Gereshk, në provincën Helmand./ /i.p/
KOMENTE