Tiranë, 24 qershor, NOA – Kryetari i Partive Popullore Evropiane, Jozef Daul në vizitën e tij të parë në Shqipëri deklaroi edhe njëherë mbështetjen e PE-së për Shqipërinë, e cila u vërtetua përmes miratimit të rezolutës për Shqipërinë, me shumicë votash.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Sali Berisha, kreu i PPE-ve, deklaroi se “Ne diskutuam dhe vendosëm më të mirën për qytetarët shqiptarë”, deklaroi Daul.
Sipas kryetarit të PPE-ve, miratimi i rezolutës për heqjen e vizave me Shqipërinë është një hap për shqiptarët që të jenë të respektuar në Evropë, dinjitozë, ndaj Daul shprehu gëzimin e tij për votimin e saj.
“Ballkani duhet të integrohet tërësisht në BE”, pasi kështu theksoi Jozeph Daul, “Evropa nuk do të mund të ketë më probleme në të ardhmen”.
Kryetari i Partive Popullore Evropiane, Jozef Daul deklaroi në Tiranë, se në qendër të bisedave mazhorancën ka qenë demokracia funksionale dhe reformat që e çojnë atë më tej.
Në këtë kontekst Daul, ritheksoi edhe njëherë mbështetjen ndaj reformave, punës së qeverisë shqiptare dhe parlamentit shqiptar, të cilët kanë ndërmarrë reforma mjaft të rëndësishme ligjore, si për luftën ndaj trafikut, pastrimit të parasë, si dhe atë për kodin e ri elektoral.
I pyetur për arsyet e vizitës së tij në Tiranë, Daul theksoi se “Erdha në Tiranë për të kuptuar në terren atë çka ndodh këtu, erdha për të diskutuar me klasën politike, dhe për të theksuar se demokracia funksionon kur qeveria dhe opozita funksionojnë.
“Shqipëria ka nevojë për një demokraci që funksionon dhe një qeveri dhe opozitë që funksionon. Demokracia nuk është bojkoti, por bashkëpunimi për problemet e rëndësishme të vendit, që do t’i jepte kështu një mesazh mirëqenieje të gjithë shqiptarëve”, nënvizoi në përgjigjen e tij Daul.
Sipas kreut të grupit të PPE-ve, Daul, ndalimi i grevës së urisë dhe rikthimi i opozitës në kuvend do të thotë se demokracia në Shqipëri po funksionon.
“Bashkë me Martin Shuls, ne arritëm që demokracia të vihet në veprim”, deklaroi kreu i PPE, Daul.
Kryetari i PPE, tha përpara mediave se mori nga kreu i qeverisë Berisha garancinë për respektimin e Opozitës, si një element themelor i demokracisë.
Sipas tij grupi i PPE-ve dhe PSE-ve do të vazhdojnë të mbështesin dhe punojnë për demokracinë shqiptare dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
mit/NOA