English

Ekon - ''Gazprom'' Rifillon Furnizimin Me Gaz Të Bjellorusisë

MOSKË, 24 qershor /ATSH-ANSA/ - Gjiganti rus i naftës ''Gazprom'' vendosi rifillimin e plotë të furnizimit me gaz të Bjellorusisë, pasi Minsku pagoi borxhin për sasinë e gazit të importuar gjatë këtij viti, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, Itar-Tass që citonte zëdhnësen e Kremlinit, Natalia Timakova. Presidenti rus, Dmitri Medvedev, i cili do të takohet sot me homologun e tij amerikan, Barack Obama, u informua nga drejtori ekzekutiv i ''Gazprom''-it, Aleksei Miller./ a.jor.
KOMENTE