Ekon - Merkel: Do T'I Përmbahemi Masave Shtrënguese Ekonomike
ROMË, 24 qershor /ATSH-ANSA/ - Një "jo" jo shumë e fshehur ndaj kërkesave të amerikanëve për një politikë më të fokusuar ndaj kërkesës së brendshme dhe më pak ndaj eksporteve, ishte konfirmimi i padiskutueshëm për një politikë fiskale më rigoroze e të domosdoshme sipas Merkelit për rivendosjen e besimit te qytetarët dhe për t'i dhënë një hov të ri konsumit.
Në një intervistë për gazetën ''Wall Street Journal'' kancelarja gjermane, Angela Merkel hedh poshtë shqetësimet ndaj një politike me ashpërsi ekstreme fiskale, e deklaruar nga Gjermania, pas krizës së borxhit evropian.
Një politikë që po krijon kushtet për rënien e euros dhe rritjen e eksporteve, por që sipas kundërshtarëve të saj rrezikon të ndezë një vorbull deflacioni në vendet e zonës euro.
Disa ditë pas takimit të G20-s në Toronto, ku Kina u dorëzua pjesërisht ndaj presioneve amerikane duke rritur kursin e juanit e për pasojë duke u bëre më pak kompetitive, Merkeli ngriti një mur ndaj kërkesave për një euro më të fortë dhe tha se pret një diskutim të qetë në lidhje me këtë temë duke iu shmangur kështu argumentit.
"Suksesi i gjermanëve në eksporte reflekton kompetitivitetin e lartë dhe forcën rigjeneruese të kompanive tona dhe ulja artificiale e kompetivitetit të Gjermanisë nuk do t'i shërbente askujt", deklaroi Merkel.
Kjo do të thote ashpërsi fiskale maksimale pa frikë se mund të dëmtojë rigjallërimin e ekonomisë duke goditur shpenzimet: sepse sipas arsyetimit te përfaqësueses kristiandemokrate, janë frika për ruajtjen e mirëqenies dhe e pensioneve që frenojnë konsumin e sotëm duke shtyrë njerzit që të kursejnë më shumë.
Përkundrazi, nëse ulet deficiti qytetarët do të jenë më të predispozuar për të shpenzuar sepse do të dinë që mund të mbështeten te pensionet, te sistemi shëndetësor dhe në asistencën ndaj moshave të thyera.
''Për më tepër, me masat emergjente të adoptuara, shtetet e zonës euro kanë humbur vetëm kohë në marrjen e masave për të rregulluar bilancet e tyre. Dhe për më tepër, nga Torontoja do të duhet të vijë një sinjal i fortë përsa i përket një rregulloreje më te fortë të sistemit financiar global'', thekson kancelarja gjermane, Angela Merkel për gazetën amerikane./
/i.gj/ a.jor.