English

Ekon - Merkel: Pres Polemika Mbi Masat Buxhetore Në Samitin E G20-Ës

BERLIN, 24 qershor /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot se pret ''polemika'' lidhur me çështjen e deficiteve gjatë samitit të G8-ës dhe G20-ës, ndërkohë që Gjermania mbron me shumë zell politikën e saj të masave të rrepta ekonomike. "Besoj se do të ketë debate shumë frytdhënëse, por edhe polemika po ashtu", theksoi Merkel, gjatë një deklarate të shkurtër në zyrën e saj para nisjes drejt Kanadasë. "Ne, evropianët dhe në veçanti gjermanët, jemi të mendimit se reduktimi i deficiteve është i domosdoshëm dhe thelbësore (...) për një rritje afatgjatë të cilën të gjithë duam ta arrijmë", u shpreh ajo. Para fillimit të samitit të Kanadasë duke nga e premtja, presidenti amerikan Barack Obama u ka kërkuar partnerëve të tij të G20-ës të veprojnë në mënyrë të përbashkët dhe kompakte për "përforcimin e rritjes ekonomike". Por, do të duhet të përballet me strategjinë divergjente të miratuar në Evropë, ku tendenca lidhet me situatën në Greqi. Gjermania, që zgjodhi rrugën e masave të rrepta buxhetore, po përpiqet të ekonomizojë më tepër se 80 miliardë dollarë nga ky vit deri në vitin 2014. Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Italia gjithashtu njoftuan masa ekonomike të rrepta./ /i.p/
KOMENTE