Ekonomi - Bursa E Madridit Ibex-35 Mbyllet Me Një Rënie Prej 3,03 Për Qind
MADRID, 24 qershor /ATSH-AFP/ - Bursa e Madridit përfundoi sot me një rënie të madhe, pasi treguesi Ibex-35 ra me 3,03 për qind duke arritur në 9.586,5 pikë, në përfundim të një seance të karakterizuar nga një rënie e shoqërive energjetike dhe të bankave.
Ndërmarrjet energjetike shprehën zhgënjimin pas njoftimit të qeverisë për një ngrirje të çmimeve të energjisë, me pezullimin e rritjes prej 4 për qind të tarifave e parashikuar për në korrik.
Kompania energjetike Iberdrola pësoi një rënie prej 4,15 për qind duke arritur në 5,105 euro ndërsa konkurrentja e saj Endesa ra me 3,41 për qind duke u vendosur në kuotën 18,26 euro.
Vlerat bankare bankare ranë gjithashtu shumë, me një rënie prej 3,77 për qind duke arritur në 8,831 euro për numrin një të sektorit Santander dhe 3,88 për qind duke arritur në 8,77 euro për numrin dy BBVA.
Kompania bankare amerikane Citigroup njoftoi sot se një degë amerikane e Santander ka pranuar të marrë përsëri prej saj rreth 3,2 miliardë dollarë aktiva në aktivitetin e huave për aubomobilin.
/I.Pu.