Johanesburg, 24 Qershor, NOA – Italia e gjitha shpërthen në lot, pasi ekipi i saj kombëtar me humbjen 2-3 përballë ekipit të Sllovakisë, është skualifikuar nga raundi i radhës të kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”.
Një zhgënjim dhe dëshpërim i madh për të gjithë tifozët e fitueses së Kupës së Botës për 4 herë me radhë, ku mes tyre edhe hera e fundit e Botërorit, ajo në vitin 2006.
Ndeshja me Sllovakinë, e vlefshme për grupin F, nisi disi e vakët në fillim për ekipin kampion, por ajo u nxeh së tepërmi nga fundi i saj, ku italianët u vunë në kërkim të golave me çdo kusht që do t’i kualifikonin.
Gjithë ndeshja eci mes rreziqesh për autogol a dhe madje gola të anuluar për italianët, çka rriti edhe më shumë tensionet në fushë dhe elektrizimin e tifozëve që e ndiqnin atë jo vetëm në fushë, por në mbarë botën.
Në fund, një Lippi i dëshpëruar që lë fushën e lojës me sytë me lot dhe një Sllovaki e gjitha në ekstazë pasi mundi më të mëdhenjtë, dhe me rezultat të bindshëm, 3-2, duke arritur të shënojë para tyre plot 3 herë.
Nga ana tjetër, në grupin F ndeshja e radhës Paraguaj dhe Zelandën e Re arritën që ta mbyllnin ndeshjen me barazimin 0-0, duke i dhënë kështu në mënyrë automatike skuadrës së Paraguajit të drejtën për vazhdimësinë në raundin e dytë të ndeshjeve të Botërorit 2010.
n.e/NOA