Kinë - Policia Arreston Një Grup Të Rrezikshëm Terrorist
PEKIN, 24 qershor /ATSH-ANSA/ - Policia kineze ka arrestuar më shumë se 10 persona, të akuzuar si pjesë e një grupi të rrezikshëm terrorist, njoftoi një zëdhënës i
Ministrisë kineze të Sigurisë Publike, në një konferencë shtypi në Pekin.
Të gjithë të arrestuarit kanë emra ujgurë.
Ujgurët janë popullsi etnike në Xinjiang, turqishtfolës dhe të besimit mysliman.
''Grupi u zbulua pas hetimeve gjashtëmujore'', tha policia.
Ajo shtoi se kishte gjetur edhe bomba artizanale në posedim të terroristëve të dyshuar.
Sipas saj, të arrestuarit ishin përgjegjës për disa sulme kundër forcave kineze të sigurisë në vitin 2008, gjatë kohës që në Pekin zhvilloheshin Lojërat Olimpike./
a.jor.