English

Kosove - Akr: Jo Bisedimeve Pa Njohjen E Pavaresise Nga Serbia

PRISHTINË, 24 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Kosova nuk duhet të pranojë kurrëfarë bisedimesh me Serbinë, qofshin ato edhe për çështje teknike, pa u plotësuar paraprakisht disa kushte, shprehu sot qëndrimin Aleanca Kosova e Re (AKR), duke theksuar se "bisedat për çështje teknike zakonisht vijnë pas marrëveshjeve politike". Sipas partisë opozitare, të udhëhequr nga Behgjet Pacolloi, kushtet janë "njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, mosnegocimi i statusit politik - Paketës Ahtisarri dhe mosnegocimi për ndarje të Kosovës". Shefi i grupit parlamentar të AKR-së, Ibrahim Makolli, i paraqiti këto qëndrime në një konferencë shtypi, ku theksoi edhe se kjo parti "shpreh shqetësimin e vet edhe me trysninë dhe presionin e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare për këto bisedime". "Presioni do duhej të zhvillohej mbi Serbinë, e cila me veprimet e veta po sfidon jo vetëm Kosovën, por edhe bashkësinë ndërkombëtare", tha Makolli, duke shtuar se ky presion duhet të jete "për të njohur realitetin e ri dhe për mospërzjerje në punët e brendshme të Kosovës". /a.ke/
KOMENTE