English

Kosove - Sekretari Shteteror Ne Ministrine Gjermane Te Mbrojtjes Viziton Kfor-In

PRISHTINË, 24 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Sekretari Shtetëror në Ministrinë Federale Gjermane të Mbrojtjës, Rüdiger Wolf, dje dhe sot ka vizituar KFOR-in për t'u informuar nga afër për përmirësimet e situates së sigurisë dhe të ketë një pasqyrë të përgjithshme të angazhimit të trupave Gjermane në Kosovë. Kjo bëhet e ditur në një komunikatë për shtp të Zyrës për informim publik të KFOR-it. Njoftohet se pas takimit me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Lejtnant Markus Bentler, Wolf pati disa takime me të gjithë faktorët civile prezente ndërkombëtarë në Kosovë, siç janë, Shefi i misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon, Shefi i misionit të OSBE-së, Ambasdori Werner Almhofer, Përfaqësuesi Ndërkombëtar Civil, Peter Feith dhe Ambasadori Gjerman, Hans-Dieter Steinbach. Sot, ai do të shfrytëzojë rastin që para takimeve me Komandatin e "Battle Group" Jug, Gjeneral Brigadierin Manfred Hofmeyer dhe ushtarët e Bundesëehr-it, të vizitojë Prizrenin dhe Manastirin e Shën Arhangjelit. Aktualisht Gjermania ka 1500 ushtarë në tërë Kosovën, kryesisht në jug. /a.ke/
KOMENTE