English

Kqz: Prioritet Formimi I Një Trupe Administratorësh Zgjedhorë Profesionistë

-Gjatë Forumit të Komisonereve Zgjedhor, organizuar nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe OSBE- TIRANE, 24 Qershor/ATSH, Andi Myrte/ -Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bëri të njohur sot si një nga prioritetet kryesore të tij, formimin e një trupe administratorësh zgjedhorë, profesioniste dhe të konsoliduar tashmë që vendi pritet të hyjë në fushatën e re elektrorale për zgjedhjet e pritshme lokale. Ky prioritet u shpall në forumin me komisonerë zgjedhorë, organizuar sot në Hotel "Sheraton" nga KQZ dhe Zyra e Prezences së OSBE, në Tiranë. Kreu i Zyrës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch shprehu mbështetjen për KQZ në përpjekjet e saj për të realizuar procese zgjedhore, mbështetur në praktikat më të mira. Ambasadori Bosch i bëri apel forcave politike që të marrin në konsideratë dhe të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it për rregullimet e duhura të Kodit Zgjedhor për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme. "Të mos lejohen partitë politike që të zëvendësojne anetarët e komisioneve më të uleta në mënyrë arbitrare. Kodi Zgjedhore të garantojë mekanizmat efektive për caktimin e vendeve në administrimin e zgjedhjeve nëse partitë politike nuk i plotesojnë ato brenda afateve. Komisionerët zgjedhorë të mos i bazojnë vendimet zgjedhore mbi kosideratat politike, pra duhet te jene te paanshëm", tha Bosch. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani shprehu vullnetin për të përmirësuar më tej praktikën zgjedhore, mbështetur në këto rekomandime për të shmangur të metat e shfaqura në zgjedhjet e mepareshme. Duke i cilësuar zgjedhjet si shumë të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE, Ristani kërkoi shfrytëzimin e të gjithë potencialeve për të ngritur një trup administratorësh gjedhor profesioniste. Për të ilustruar këtë kërkesë, Ristani citoi raportin e ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit të 2009, se "Shqipëria realizoi zgjedhjet më të mira të bëra ndonjëherë por, që nuk shfrytëzoi të gjitha potencialet e saj". Ristani duke folur për punën e KQZ, deklaroi se "po punohet për të rritur bashkepunimin me autoritet lokale të administrimit të zgjedhjeve, përgatitjen e një regjistri me të dhënat e gjeneralitet e administratorëve zgjedhor, çertifikimin e tyre për konsolidimin e një trupe profesionistesh". Por aktiviteti u shoqërua dhe me një situatë të pakëndëshme, kur nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, braktisi takimin duke pretenduar se, nuk ishte njohur më parë nga administrata e KQZ-së me problematikën që do të trajtohej në këtë Forum. Në Forumin e Komisonereve Zgjedhor, organizuar nga KQZ dhe OSBE, u diskutua edhe për problematikën e hasur në zgjedhjet e shkuara parlamentare në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, ku u përmendën emërimet me vonesa të komisonerëve nga forcat politike si dhe zëvendësimet e tyre, votimet familjare etj. Gjithashtu u diskutua edhe mbi mundësitë dhe rrugët për zgjidhjen e tyre si dhe për t'i bërë sugjerimet e duhura Kuvendit të Shqipërisë. Pjesëmarrës në Forum ishin mbi 50 administratorë lokalë, kryetarë e nënkryetarë komisonesh zgjedhore./n.m/
KOMENTE