Kukës: Përfundon Dezinfektimi I Zonave Të Prekuras Nga Ethevet Hemorragjike
KUKËS, 24 qershor /ATSH-R.Hoxha/ - Në fshatrat e Kukësit dhe Hasit, ku është konstatuar sëmundja e etheve hemorragjike, ka përfunduar procesi i dezinfektimit.
Drejtori rajonal i shëndetit publik, Nikolin Martini, tha për ATSH-në se "gjatë 24 orëve të fundit është paraqitur vetëm një person i dyshuar me këtë sëmundje, ndërsa situata është drejt përsimirësimit".
Problem është se ende në këtë qark nuk ka ardhur preparati kryesor që lufton këtë sëmundje.
"Ende nuk kemi ilaçin që lufton këtë sëmundje, po e presim të na vijë, sipas premtimit që na është dhënë", thotë Martini.
Çdo i sëmurë, i dyshuar si i prekur nga sëmundja, dërgohet menjëherë në spitalin infektiv të Tiranës. Deri tani nga kjo sëmundje janë të prekur 12 persona, njëri prej të cilëve humbi jetën në spitalin e Prishtinës./ch/