English

Kuvend/Bregu: Brenda Shtatorit Pe Do Të Votojë Heqjen E Vizave Per Shqiptarët

TIRANË, 24 Qershor/ATSH/.- Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha sot në Kuvend se brenda muajit shtator Parlamenti Europian (PE) do të votojë në unanimitet heqjen e vizave për Shqipërinë. "Shumë shpejt, besoj brenda muajit shtator, PE do të votojë në unanimitet të plotë përfundimisht heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë", tha ministrja e Integrimit sot në Kuvend gjatë debatit të lirë parlamentar. Duke e konsideruar "një lajm inkurajues për qeverinë" miratimin dje nga komisioni i jashtëm i PE-së të rezolutës që mbështet liberalizimin e vizave për Shqipërinë, znj. Bregu kritikoi qëndrimin e opozitës, që siç tha ajo, "e fishkëlleu këtë proces". "Në momentin kur Shqipëria bëhej gati për të nënshkruar procesin e stabilizim asocimit dhe marrëveshjen kryesore të saj me BE-në, Edi Rama e fishkëlleu gjatë këtë proces. Ai nuk ka lënë lobing pa bërë për keq, për të lobuar kundër procesit të integrimit të Shqipërisë apo për të përcjellë kauzën pa kauzë të tij të humbur, edhe tek miqtë apo partnerët tanë perëndimorë", tha ministrja Bregu. Ajo theksoi se rezoluta e miratuar dje nxit fuqishëm forcat politike në vend që të angazhohen në një dialog të gjerë konstruktiv dhe të gjejnë zgjidhje vetëm sipës Kushtetutës. /a.s//a.ke/
KOMENTE