English

Kuvend/Topalli Përshëndet Rezolutën E Komisionit Të Jashtëm Të Pe

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ . - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, përshëndeti sot në emër të parlamentit shqiptar, miratimin dje nga komisioni i jashtëm i PE-së, rezolutën që mbështet heqjen e vizave për shqiptarët. "Falenderoj komisionin e jashtëm të PE-së për vendimin historik të marrë dje për heqjen e vizave, për lëvizjen e lirë të shqiptarëve, që është i mirëpritur dhe i shumëpritur prej tyre", tha kryeparlamentarja në seancën e sotme. Sipas saj, "për këtë vendim ka meritë dhe Kuvendi i Shqipërisë, i cili në 9 muaj ka kaluar mbi 150 ligje, marrëveshje, rezoluta e vendime, që kanë qënë përcaktuese në arritjen e vendimit historik të PE-së". Ndërkohë, gjatë debatit të lirë në Kuvend, deputetët e opozitës vijojnë të shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së zgjedhjeve, duke fajësuar për këtë qeverinë. /a.s//a.ke/
KOMENTE