English

Mbërrin në port me pasaportë angleze false, arrestohet emigranti

Durrës, 24 Qershor, NOA – Momenti i kthimit në shtëpi, duket se nuk ka qenë aspak i këndshëm siç mund të pritej nga një emigrant shqiptar që kthehej nga Anglia.

E kjo, pasi sapo ka zbritur nga njëri prej trageteve të linjës me Italinë, ai është ndaluar nga forcat policore të kufirit, sepse pashaporta angleze që u paraqiti atyre ishte false.

Ngjarja konfirmohet nga forcat policore të portit të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave i ndaluari është 23-vjeçari Gentian Dragjoshi, lindur në Kukës dhe banues në Laprakë të Tiranës.

Materialet proceduriale iu kaluan prokurorise së Durrësit për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave.

n.e/NOA

KOMENTE