English

Meta: Vlerësimi i këngës shqiptare në “Eurosong”, nuk ishte i drejtë

Tiranë, 24 Qershor, NOA – Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ka organizuar një pritje speciale gjatë mbrëmjes së sotme për të gjithë stafin i cili përfaqësoi vendin tonë në festivalin “Eurosong”, si edhe trupin diplomatik të akredituar në vendin tonë.

Duke i falënderuar për prezantimin dinjitoz, që sipas tij ata i bënë vendit të tyre në Oslo të Norvegjisë, Meta tha se të tilla aktivitete janë të domosdoshme dhe të një rëndësie të madhe për ta promovuar sa më mirë Shqipërinë.

Megjithëse nuk e ka fshehur pakënaqësinë dhe rezervën, se votimi për këngën shqiptare nuk ishte aspak i drejtë.

“E ndjeva si detyrim që të përshëndes këtë ekip, megjithëse duhet të them se votimi nuk ishte i drejtë”, tha në fjalën e tij, përfaqësuesi i qeverisë.

Duke thënë më pas se “kënga e Shqipërisë gjithsesi, hyri në finale”, ai shtoi se ajo pati shumë sukses.

“Isha i pranishëm në natën finale të Eurosong dhe pashë sesi të gjithë e vlerësonin këngën tonë”, shtoi Meta.

n.e/NOA

KOMENTE