Osh, 24 Qershor, NOA – Mbi 70 mijë refugjatë të pakicës uzbeke janë kthyer sërish në Kirzigistan, prej nga nisën të largoheshin si pasojë e trazirave të vazhdueshme që pushtuan këtë vend gjatë ditëve të fundit.
Të larguarit që i përkisnin pakicës uzbeke, më të madhes në këtë vend, e cila ka pësuar një dhunë të paparë nga vendasit, kirgizët, kanë filluar të kthehen në rajonet Osh dhe Xhalal-abad në Kirgizi nga kampet e refugjatëve në Uzbekistan.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, në arrati ndodheshin rreth 100 mijë njerëz, pas përleshjeve ndëretnike në rajonet jugore të vendit që filluan në 10 qershor
Nga ana e tij, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq është shprehur se si pasojë e trazirave gjatë ditëve të kaluara kanë humbur jetën disa qindra vetë, ndërkohë që qeveria flet për 178 viktima.
n.e/NOA