English

Në krye të Australisë, për herë të parë emërohet një grua

Sidnei, 24 Qershor, NOA – Australia do të udhëhiqet për herë të parë nga një grua në historinë e saj.

Kjo pasi Partia Laburiste e cila është në pushtet, ka shkarkuar kryetarin e partisë Kevin Rud, dhe ka sjellë në krye nënkryetaren, Xhulia Gilard, e cila i bie të jetë kështu edhe kryetarja e re e qeverisë.

Kjo pasi Gilard duke marrë kryesimin e kësaj partie, ka marrë në mënyrë automatike edhe kryesimin e kabinetit qeveritar.

Paraardhësi i saj Rud, u ndëshkua me shkarkim për shkak të moszbatimit të masave të dakorduara për ruajtjen e klimës, si edhe për shkak të politikës së tij ndaj tatimeve dhe industrisë ndërtimore.

Kritikat e shumta ndaj tij, i detyruan laburistët që të mos rrezikonin duke e mbajtur më në krye të partisë.

n.e/NOA

KOMENTE