English

Nis Seanca Plenare E Kuvendit

TIRANË, 24 Qershor/ATSH/.- Kuvendi i Shqipërisë nisi të enjten paradite punimet e seancës plenare me diskutimet jashtë rendit të ditës, ku deputetë të të dy palëve po diskutojnë rreth problematikave të aktualitetit. Axhenda e seancës së sotme parashikon ndër të tjera, shqyrtimin e p/ligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare "Për përgjegjësinë civile dhe dëmshpërblimin për dëmet, në lidhje me transportin e lëndëve të rrezikshme dhe helmuese përmes detit, 1996", të një ndryshimi në ligjin "Për përdorimin e armëve të zjarrit" etj. /a.s//a.gj/
KOMENTE