Ditën e premte, me datë 25 qershor 2010, ora 10 00, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (Akademia Ushtarake “Spiro Moisiu”) do të zhvillohet ceremonia e diplomimit të oficerëve që përfunduan studimet ne Kursin e Lartë të Komandës dhe të Shtabit të Përgjithshëm.
Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, si dhe drejtues të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm.
Lutemi për pjesëmarrjen tuaj për të pasqyruar në media këtë veprimtari të rëndësishme për Forcat e Armatosura.
Faleminderit për bashkëpunimin.
Zyra e Shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes