English

Obama-Medvedev, sot takim i përbashkët në Shtëpinë e Bardhë

Uashington, 24 Qershor, NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dhe ai i Rusisë, Dmitri Medvedev, do të zhvillojnë një takim të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë.

Mediat e huaja bëjnë me dijeni se ky takim zhvillohet në kuadrin e një vizite tre-ditore që kreu i shtetit rus ka ndërmarrë që nga dita e hënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe pika kulmore e saj, duket se është pikërisht takimi i nivelit presidencial mes tij dhe homologut amerikan, Barak Obama.

Burimet zyrtare pranë Kremlinit bëjnë me dijeni se kjo vizitë e kreut të lartë të shtetit rus, është fokusuar në zhvillimet e lidhjeve të biznesit rus me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më tej, pritet që gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara ai ka nënshkruar edhe një kontratë e kompanisë shtetërore ruse Rosteknologji, për blerjen e aeroplanëve nga kompania Boing.

n.e/NOA

KOMENTE