English

Olldashi:Votimi i hapur barazon peshoren e drejtësisë

Tiranë, 24 qershor, NOA – Konsensusi për miratimin e ndryshimit në rregulloren e kuvendit sa i përket amendamenteve të presidentit, për anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët sipas mazhorancës duhet të votohen me votim të hapur, përbën për ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi zgjidhjen, për të gjithë qytetarët shqiptarë që të kenë një sistem gjyqësor të drejtë.

Ministri Olldashi deklaroi në seancën e sotme maratonë për miratimin e ndryshimit të rregullores, se “duhet t’i dalim votës tonë përballë, dhe jo të fshihemi, që t’u japim një shenjë atyre që na kanë dhënë votëbesimin se duam të bëjnë një sistem gjyqësor në shërbim të tyre, dhe jo një lojë turpi”.

Sipas olldashit mbi këtë raport etik, ndaj zgjedhësve duhet vendosur përgjegjësia e deputetëve ndaj sistemi gjyqësor, i cili sipas Olldashit ka dëshmuar me fakte se është ende larg sistemeve gjygjësore evropiane.

“Ne të gjithë dimë raste se si trafikantë janë liruar, raste se si shteti vidhet dhe askush nuk është akuzuar, dhe ne duhet të përgjegjësi ndaj këtyre që ndodhin nëpër gjykatat tona”, deklaroi Olldashi.

“Ne të gjithë e dimë si na është servirur të votohet një gjyqtar i inkriminuar dhe ne duhej ta çonim në majë të gjyqësorit”, nënvizoi deputeti Olldashi, sipas të cilit transparenca në këtë vendimmarrje do të thotë përgjegjësi në ndërtimin e e një reforme të tërë gjyqësore, që kushdo që të trokasë në dyert e gjyqeve të gjejë zgjidhjen e drejtë.

“Është një shumicë qytetare që na apelon për një drejtësi të mirë, një sistem që jep drejtësi, jo përmes tenderash’, theksoi Olldashi, i cili evidentoi se se tashmë simboli i peshores së barabartë të drejtësisë, është kthyer në një simbol tenderash.

Votimi i hapur i amendamenteve për krerët e gjykatave është hapi i parë sipas ministrit Sokol Olldashi për një shtet që do të integrohet.

mit/NOA

KOMENTE