English

Paloka: Përshëndetjet e Ramës për heqjen e vizave, si prezervativi pasi seksit

Tiranë, 24 Qershor, NOA – Përshëndetjet e kryesocialistit Rama ndaj evropianëve për vendimin mbi liberalizimin e vizave, janë njësoj si prezervativi pas seksit.

Këtë batutë ka zgjedhur të përdorë në seancën e sotme plenare, deputeti demokrat, Edi Paloka, lidhur me qëndrimin e shefit të selisë rozë mbi lëvizjet e fundit të evropianëve për t’i hapur rrugën procesit të heqjes së vizave me Shqipërinë.

Duke pohuar se qëllimi i Ramës gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë ai i pengimit me çdo kusht të këtij procesi, Paloka tha se të gjitha reagimet e tij pozitive që mund të mbërrijnë tashmë kundrejt vendimeve pozitive të Bashkimit Evropian, janë falso.

“Dikur përdorej shprehja si kofini pas të vjelit. Por kohët e fundit kanë dalë shprehje të reja: Si prezervativi pasi bën seks”, ironizoi ai.

Më tej, përfaqësuesi i selisë blu ka përmendur të gjitha hapat e ndjekura nga Rama, që sipas tij, kanë synuar vetëm një gjë: ndalimin e heqjes së vizave për shqiptarët!

“Në fillim i nisi letër Barrosos, e pastaj përdori mediat e tij për të përhapur panikun e azilit, sikur sa të hiqen vizat gjithë shqiptarët do kërkojnë azil në Evropë etj”, bëri me dijeni ndër të tjera, deputeti demokrat.

n.e/NOA

KOMENTE