English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 24 QershorATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të enjten: Gazeta "Panorama" KUSHT PËR VIZAT/ "ANTIMAFIA" PADITET NË GJYKATËN KUSHTETUESE- Kërkohet pezullim i ligjit/Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka paditur në Gjykatën Kushtetuese ligjin "Antimafia". Ekspertët e KSHH kërkojnë pezullimin e ligjit me argumentin se ka fuqi prapavepruese dhe bie ndesh me Kushtetutën, duke kërkuar pezullimin e zbatimit të tij. Nis shqyrtimi në Gjykatë, javën tjetër merret vendimi. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Parlamenti Europian miraton rezolutën: Shqipëria pa viza, por të zgjihdte kriza politike Flet Sekretarja e Shtetit/Klinton: SHBA mbështet guximin e Klodit të "Big Brother" Kreu i PS-së në SHBA/Rama: Kriza politike, vetëm maja e ajsbergut Gazeta "Shqip" SERIALVRASËSJA NGA SARANDA ME 13 BASHKËPUNËTORË - Avokati grek u tërhoq dje nga mbrojtja e minoritares Evangjelia Zhanga. Transmetimet maratonë të televizioneve greke rreth historisë së vrasëses seriale nga Dhrivi i Sarandës kanë vijuar me të njëjtin intensitet edhe dje. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Rezoluta në Strasburg/PE: Vendimi për vizat, në fund të vitit. Zgjidhni krizën! PS përshkallëzon aksionin politik në Kuvend SHISH kërkon buxhet shtesë për përgjimet dhe zbulimin Gazeta "Koha Jonë" REZOLUTA, EUROPA RRËZON KËRKESËN E EDI RAMËS- Miratohet me 59 vota pro dhe një kundër rezoluta për Shqipërinë. Flasin Kukan, Chountis e Kacin: Shqiptarët meritojnë të lëvizin shpejt pa viza. Autori i rezolutës për proçeset integruese të Shqipërisë Nikolaus Chountis: Komisioni i Jashtëm ishte i bindur për mbrojtjen e heqjes së vizave për shqiptarët brenda këtij viti. Si u rrëzua amendamenti bllokues i socialistëve. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Qytetarët, thirrje Ramës: Tani ik nga politika Koment/Rezoluta, shpresa e fundit e Ramës Peticioni/Vendimi për Top Channel, gjyqtarët: Mos na denigroni Gazeta "Shekulli" HILLARI KLINTON MERR NË MBROJTJE KLODIN E BIG BROTHER -Sekretarja Amerikane e Shtetit del në mbrojtje të homoseksualitetit të Klodian Çelës. Në një fjalim të saj, ku Sekretarja e Shtetit Klinton po fliste për të drejtat e njeriut, nuk ka harruar të përmendë edhe vendin tonë e të flasë pikërisht për Klodin e BB. Edhe një herë nga ana e amerikanëve është dhënë një mbështetje shumë e madhe përkundrejt "komunitetit" homoseksual në Shqipëri. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Mbetjet spitalore, rrezik për banorët Vendimi, të hiqen vizat me Shqipërinë Kuvendi/SHISH, buxheti i pamjaftueshëm për të punuar Gazeta "Rilindja Demokratike" EUROPA, VOTIM UNANIM PRO SHQIPËRISË KUNDËR RAMËS - Dështon përpjekja e kryetarit të PS për të vendosur amendamentin kundër heqjes së vizave. Eurodeputetët i kërkojnë PS të respektojë Parlamentin: Është një nga kriteret bazë të Kopenhagenit. Berisha përshëndet miratimin e rezolutës, votëbesim për reformat. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Fule: Progres me vizat, statusi kandidat për në BE në nëntor Reagimet e qytetarëve tek Zëri i Amerikës ndaj sulmit të Ramës Patozi: Të gjitha funksionet e Ramës në funksion të bojkotit Gazeta "Integrimi" META: PËRSHËNDES REZOLUTËN. HAP PËRPARA PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE BRENDA VITIT- Zv/Kryeministri dhe ministër i Jashtëm, Ilir Meta, vlerëson rezolutën si vendim shumë të rëndësishëm për liberalizimin e vizave në veçanti dhe progresin e integrues të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar me 59 vota pro dhe një kundër rezolutën që konfirmom mbështetjen për liberalizimin e vizave dhe reformat integruese të Shqipërisë. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Filloreta Kodra: në trajnimet për nxitjen e punësimit 80 % e pjesëmarrësve janë gra Leonard Beqiri: Proçesi i privatizimeve më transparent se kurrë Petrit Vasili: Pakete ligjore për menaxhimine mbetjeve spitalore Gazeta "Zëri i Popullit" PE VULOS: TRANSPARENCË PËR ZGJEDHJET, TË THUHET E VËRTETA PËR EKONOMINË -Europarlamentarët kanë miratuar rezolutën për Shqipërinë, e cila ishte shtyrë për disa javë për shkak të mospranimit të zgjidhjes së ngërçit politik nga kreu i qeverisë. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Nju Jork/Rama: Kriza, rrënjët tek zgjedhjet e shkuara Britania: Ngërçi politik të zgjidhet sa më parë Reagimi/Rregullorja, Grupi i PS: Maxhoranca po cënon pavarësinë e institucioneve kushtetuese /e.ç/
KOMENTE