Përmbledhje - Obama Takohet Me Medvedev Për Të Folur Për Ekonominë Dhe Tregtinë
rak Obama u takua sot me homologun rus Dmitri Medvedev, një vizitë me temë kryesore çështjen ekonomike pas përmirësimit të dukshëm të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës në fushën diplomatike dhe të çarmatimit bërthamor.
Presidenti rus filloi pak pas orës 10:30 (14:30 GMT) një takim dypalësh me Obamën në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, në prani të sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe të këshilltarit të Obamës për sigurinë kombëtare, gjenerali James Jones, njoftoi një zyrtar i lartë amerikan.
Të njëjtat burime tregojnë se një orë më vonë me ta është bashkuar zëvendëspresidenti Joe Biden, sekretari për Tregtinë Gary Locke, përfaqësuesi për Tregtinë Ron Kirk, si dhe këshilltari i Obamës për çështjet ekonomike Lawrence Summers.
Më tej ata u larguan nga Shtëpia e Bardhë me të njëjtën limuzinë pak pas mesditës për të shkuar në Arlington, në jug të Uashingtonit, në një restorant ku ata porositën hamburgerë, njoftoi njo fotoreporter i AFP-së.
Dy liderët, të cilët takohen për të shtatën herë që prej fillimit të mandatit të presidentit amerikan përpara 17 muajve, kaluan një pjesë të madhe të ditës së bashku: pas drekës ata marrin pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi në orën 13:45 (17:45 GMT).
Sipas programit të përditshëm të Obamësm, ky i fundit dhe Medvedev shkojnë më tej në një samit "biznesi" në Dhomën amerikane të Tregtisë, pranë Shtëpisë së Bardhë.
Vizita e presidentit rus, me të cilin Obama do të takohet në fundjavë në Kanada në samitet G8 dhe G20, zhvillohet në kuadrin e një forcimi të marrëdhënieve tregtare mes dy ish-armiqve të Luftës së Ftohtë.
Një fakt i pazakontë për një vizitë zyrtare është që Medvedev e filloi qëndrimin në Amerikë me vizitë në Kaliforni, në perëndim, në rajonin Silicon Valley. Lideri rus rus kërkon të zhvillojë në vendin në vendin e tij një qendër të ngjashme të teknologjive të larta.
Dje, ai shkoi në selinë e Twitter, rrjeti popullor social dhe hapi një llogari në emër të Kremlinit që kishte deri tani 19 000 abonentë. Ai personalisht u abonua në katër llogari, ndër të cilat @BarackObama dhe @whitehouse.
Shtëpia e Bardhë shprehu kënaqësinë për përmirësimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës që prej fillimit të mandatit të Obamës, pas një keqësimi të tyre gjatë pushtimit të Gjeorgjisë nga Rusia në verën e vitit 2008.
Presidenti amerikan Barack Obama e cilësoi sot homologun rus Dmitri Medvedev si partner "të fuqishëm dhe të besueshëm", duke theksuar në të njëjtën kohë se mospërputhjet e pikëpamjeve vazhdojnë mes dy vendeve, sidomos lidhur me çështjen e Gjeorgjisë.
Në përfundim të një takimi në Shtëpinë e Bardhë, Obama deklaroi në një konferencë shtypi në prani të homologut të tij, se ky i fundit është një partner i fuqishëm dhe i besueshëm".
Presidenti amerikan Barack Obama siguroi sot homologun rus Dmitri Medvedev se do të përshpejtohen bisedimet për një anëtarësim të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë, duke u shprehur se Rusia "ka vendin e tij në OBT".
/I.Pu.