Tiranë, 24 qershor 2010 NOA Update - Sekuestrohen në Tiranë 5 kg e 330 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, vendosen si posedues dhe shpërndarës së saj 5 - shtetas
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Servis” i realizuar nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, në Policinë e kryeqytetit, kurorëzuan këtë operacion me sekuestrimin e një sasie prej 5 kg e 330 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë si dhe vendosjen nën pranga të 5 të dyshuarve.
Ata janë:
Artur Ali Murati, 18 vjeç, banues në Tiranë,
Fluturim Myftar Syla, 19 vjeç, banues në Tiranë, emigrant me shtetësi Angleze,
Naim Halil Rakipi, 52 vjeç, banues në Tiranë, kombësi Greke me shtetësi Shqipëtare,
Florian Dhimitër Ristani, 27 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
Liman Ali Noka, 35 vjeç, lindur e banues në Tiranë,
Ndërkohë, do të ndiqen në hetim të lirë Fatmir Ukcenaj, 37 vjeç, Bashkim Budlla, 53 vjeç, dhe Isida Bashkim Budlla, 23 vjeç, me banim në Tiranë.
Policia tha se pas një hetimi 3 mujor i realizuar duke aplikuar metodat speciale të hetimit nga specialistët e seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve, pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, u mundësua kapja e tyre, në rrugën “Don Bosko” Tiranë, pranë servis “Bashkimi”.
Pas hetimit u konkludua se, të dyshuarit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kishin siguruar një sasi të konsiderueshme lende narkotike e dyshuar e llojit Heroinë, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj, në tregun e Tiranës.
Gjatë momenteve të ndalimit të tyre, këto shtetas për t’ju shmangur forcave të policisë, kanë reaguar duke u përplasur dhe goditur me automjetet e tyre me automjetet e policisë.
Policia e Tiranës i tha agjencisë NOA se në sajë të një ndërhyrjeje të mirë organizuar nga Sektori i Operacioneve Speciale në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kunër Narkotikëve, u bë e mundur kapja dhe neutralizimi i tyre.
Mësohet se u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 3 automjete luksoze, si Bmë, Benz CLS, Opel Astra.
Nga struktura antidrogë së Policisë së Tiranës, po punohet për aktivitetin e tyre kriminal apo personave të tjerë të përfshirë si dhe të asete të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në kuadër të operacionit të koduar “Servis” për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe të parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal
Ndërsa materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.
r.n/NOA