English

Rostowski: Fitorja E Kaczynskit Do Të Kërcënonte Ekonominë Polake

VARSHAVË, 24 qershor /ATSH-AFP/ - Ministri polak i Financave, Jacek Rostowski deklaroi sot se fitorja e kandidatit konservator, Jaroslaw Kaczynski në zgjedhjet presidenciale të 4 korrikut do të përbënte një kërcënim për ekonominë polake. "Mendoj se zgjedhja e Jaroslaw Kaczynskit në postin e presidentit përbën një kërcënim për stabilitetin financiar dhe ekonomik të Polonisë" , theksoi ai. Sipas Rostowski, deklaratat e Kaczynski, i cili njoftoi një program social si antidotë për reformat e ardhshme ekonomike nga qeveria liberale e Donald Tusk, parashikojnë vetot presidenciale kundër këtyre reformave. Gjatë turit të dytë presidencial, Kaczynski do të përballet me kandidatin liberal Bronislaw Komorowski, president i Dhomës së Ulët të parlamentit dhe president i përkohshëm./ /ec/ a.jor.
KOMENTE