English

Shba - Medvedev Në Qendrën ''Silicon Valley'' Dërgon Mesazhin E Parë Twitter

AN FRANÇISKO (SHBA), 24 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Dmitri Medvedev zhvilloi dje një vizitë në Silicon Valley në Kaliforni ku vizitoi ambjentet e qendrës ''Twitter'' duke gjetur rastin për të publikuar mikroblogun dhe tweet-in e tij të parë. ''Përshëndes gjithë botën, tashmë jam në Twitter", shkruajti presidenti rus. Medvedev, i cili ndodhet në një vizitë në SHBA pati të drejtën për një prezantim në Twitter nga themeluesit e tij, Ev Williams dhe Biz Stone. I interesuar nga përmbajtja, Medvedev publikoi disa mesazhe të tjera në llogarinë e tij ''Twitter@KremlinRussia'' duke deklaruar se San Françisko është një qytet i bukur. Presidenti rus u prit në kafeterinë e Twitter-it, projektuar për kushte komode. Duke vënë në dukje se shumë punonjës kishin lënë vendet e punës për të marrë pjesë në këtë ngjarje, Stone është shprehur me humor se ''do të shënoj që ju nuk po punoni shumë''... ''Mungesë disipline'', është përgjigjur Medvedev me humor./ /ec/ a.jor.
KOMENTE